Gazetarët të shqetësuar nga retorika përçarëse ndaj mediave nga partia në pushtet, Qeveria jotransparente

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Flutura Kusari, nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ka thënë se ky delegacion ka qëndruar dy ditë në Kosovë për të mbledhur fakte për lirinë e shtypit dhe lirinë e medieve në vend.

Nga ajo që ata kanë mbledhur, Kusari, tha se Kosova është një vend ku ka pluralizëm të medieve dhe se kjo respektohet, duke shtuar se po ashtu ka edhe garancione të forta kushtetuese për lirinë e shprehjes, lirinë e medies dhe qasjes ne dokumentet publike.

Flutra Kusari tha se përfaqësuesit e medieve janë shprehur të shqetësuar nga retorika toksike dhe përçarëse dhe kampanja denigruese ndaj gazetarëve dhe medieve nga politikanët e Vetëvendosjes, pra partisë në pushtet.

Ajo shtoi se nga ajo që kanë biseduar me gazetar është se ata janë shprehur se qeveria Kurti është qeveria më jo transparente më të cilën ata kanë punuar deri më tani.

“Delegacioni ka dy ditë që është në Kosovë, është një mision fakt mbledhës për lirinë e shtypit dhe lirinë e medias në Kosovë. Vlerësimi i jonë është se Kosova është një vend ku pluralizmi i medieve ekziston dhe respektohet. Kemi gjetur se ka progres të dukshëm në lidhje me fuqizimin e kornizës ligjore që rregullon mediat. Po ashtu kemi gjetur se ka garancione të forta kushtetuese për lirinë e shprehjes, medias dhe qasjes ne dokumentet publike. Kur i kemi shikuar zhvillimet pozitive kemi parë që ka shumë zhvillime pozitive duke filluar nga depolitizimin i RTK-së.”

“Kemi parë hapa fillestar në funksionalizimin e pavarësisë të Komisionit të Pavarur për Media. Ky delegacion e përgëzon qeverinë e Kosovës për projektin e gazetarëve të Ukrainës, ky mendojmë së është një model për Evropën”.

“Ndonëse ka progres të dukshëm në shumë fusha, siguria e gazetarëve dhe pandëshkueshmëria për krimet ndaj gazetarëve vazhdon të jetë një prej sfidave kryesore në Kosove. Ndonëse kërcënimet fizike janë të rralla ka kërcënime serioze që janë dokumentuar nga AGK-ja. Gazetarët kanë thënë që kanë shqetësime me mungesën e hetimeve kur ata sulmohen”.

“Përfaqësuesit e medieve kanë theksuar sidomos një retorikë toksike dhe përçarëse dhe kampanja denigruese të drejtuara ndaj gazetarëve dhe medieve nga disa politikanë dhe figura publike, përfshirë nga Vetëvendosja partia në Pushtet. Ata kanë thënë se sulmet verbale dhe përpjekjet nga figurat publike që të ndaj ë komunitetin e gazetarëve, ose tentativa e tyre që ti portretizojnë disa media si akterë politik mund të qojnë në kërcënime dhe sulme fizike. Siguria e gazetarëve që raportojnë në veri të vendit është një sfidë dhe kërcënim serioz i vazhdueshëm për ta”.

“Një shqetësim jashtëzakonisht i madh i të gjithë gazetarëve që kemi takuara është mungesa e transparencës e kësaj qeverie në relacion me mediet dhe gazetarët. Ka gazetarë që kanë thënë që kjo është qeveria më jo transparente më të cilën ata kanë punuar deri më tani. Qasja në dokumente publike është një sfidë shumë e madhe” tha ajo.

Pavol Szalai, kryesues i Deskut të Unionit Evropian të Raportuesve dhe Gazetarëve me seli në Parisë, tha se Kosova është në vendin e 61 nga 180 vende për sa i përket indeksit të lirisë dhe e dyta në Ballkanin Perëndimorë.

“Kosova është e 61 nga prej 180 vendeve sa i përket indeksit të lirisë, krahasuara me vendet e tjera të Ballkanit është e dyta më e mira nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë. Ne indeksin e këtij viti Kosova ka bërë përparim. Për lirinë e fjalës për gazetarët Kosova është e vendosur e 81 në listë, kjo lidhet me mungesën e drejtësisë për sulmet ndaj gazetarëve” tha ai.

Roberta Taveri, nga ARTICLE 19, organizatë e cila merret me mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes me seli në Londër, tha se problem në Kosovë mbetët qasja në dokumentet publike.

“Gjatë misionit tonë në kemi kuptuar gjatë diskutimeve më gazetarët se qasja në dokumentet publike janë të vështira, gazetarët i kanë përshkruar institutet publike si institute të mbyllura ndaj medieve dhe gazetarëve dhe kjo na shpije që të krijojmë një farë mënyre pluralizëm” tha ajo.

Ricardo Gutiérrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, tha se është shokuar nga mënyra se si politikanët dhe zyrtarët publikë kanë shpërndarë narrativë armiqësore ndaj gazetarëve duke i fajësuar ata.

“Unë personalisht jam shokuar nga mënyra se si disa politikanë e disa zyrtarë publikë në këtë shtet shpërndajnë narrativë armiqësore ndaj gazetarëve duke i fajësuar gazetarët, duke i demonizuar. Kam thënë se është pluralizëm, por unë tani jam i bindur se pluralizëm nuk është si duhet në këtë shtet, duke i demonizu gazetarët, duke mos financuar mediet e shërbimeve publike, duke i polarizua mediet duke i cilësuar disa si të mira e disa jo. Kemi prova që disa media janë bojkotuar nga qeveria” tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme