Hapet panairi i 22-të i librit – pas dy vjetësh pauzë, pjesëmarrës mbi 100 botues

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 13:02 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dy vjetësh ndërprerje si pasojë e pandemisë, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë është Panairi i Librit, i cili tradicionalisht organizohet nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.

Organizatoret e panairit bënë të ditur se në panair do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj.

Edicioni i sivjetmë, i 22-ti me radhë, mbahet me moton “Libri mbron mendjen”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes, u shpreh i lumtur që kjo ngjarje e rëndësishme po rikthehet, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, Çeku tha se ndihet i inkurajuar me punën që është duke u bërë sa i përket propozimit të reformës për të ndërtuar një politikë ndaj librit.

“Jam shumë i gëzuar që ky rikthim po ndodh pas një pauze të konsiderueshme. Komuniteti është mjaft mirë i organizuar dhe kjo ngjarje e ka marrë epitetin e një ngjarje të rëndësishme. Ka qenë një periudhë e mbylljes e distancës së panairit por edhe e rikthimit pranë librit. Mbështetja për librin duhet të kaloj në një nivel tjetër. Unë jam shumë i inkurajuar që punën që po bëhet e që është duke propozuar një reformë e thellë për ta ndërtuar një politik tjetër ndaj librit”, tha Çeku.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se me marrjen e detyrës së re, e ka të pamundur të lexojë libra. Tha se si i ri ka qenë edhe libërshitës.

“Përgjatë viteve panairi i librit ka qenë një ngjarje e rëndësishme për libërdashësit dhe botuesit. Panairi është vendi ku takohen botuesit dhe lexuesit. Kam punuar edhe në panair të librit për arsye që kam mbështet babën gjithmonë në panairin e librit. Në këtë detyrën time të re e kam të pamundur me lexu aq sa kam qejf dhe një prej mungesave është koha e lirë për të lexuar një roman të bukur”, tha Zogaj.

Kryetari i shoqatës së botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, tha se në këtë panair do të jenë mbi 100 botues.

“Po rikthehemi pas dy vitesh me ngjarjen me të rëndësishme të vitit “Panairi  2022”. Ka një gjë sublime që nuk lejoj vete të izoluar gjatë kësaj kohe, është pikërisht pra libri. Përderisa maska mbronte trupin libri mbronte mendjen. Mbi 100 botues prezantojnë librat e tyre për çdo moshë, çdo lexues e çdo të interesuar. Libri është mjet prej së cilës mendjet e ndritura komunikojnë me ne”, tha ai.

Shkrimtari francez, Claude Arnaud, tha se Franca e ndihmon më shumë shkrimtarin sesa lexuesin, teksa shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe në Kosovë.

“Ju botoni shumë libra dhe lexoni, kjo më gëzon shumë. Aktualisht në Francë shteti e ndihmon shumë shkrimin. Më shumë ka shkrimtarë sesa lexues. Është pikërisht duke lexuar që arrijmë një vetëdijesim më të madh për të njohur botën”, u shpreh ai.

“Lexuesi është faraoni i te gjithë autorëve dhe ne jemi thjeshtë shkrues. Ky ishte një lehtësim për mua pasi për më shumë se një shekull familja ime ka mbijetuar në një luftë në Korsik. Shqipëria dhe Korsia vështirësi të ngjashme për të arritur në Pavarësi”, tha Arnaud.

Lexo më shumë:

Të ngjashme