Inagurohet qendra e parë për Arsim në distancë, Nagavci kërkon implementim në praktikë

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në inaugurimin e qendrës së parë për arsim në distancë, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të këtij projekti qëndron motoja “Mëso Online” ku përmes të cilës shumë studentë kanë mundësi të jenë pjesë e qendrës së parë për mësimin në distancë.

Drejtoresha e Kosova Center for Distance Education (KCDE), Antigona, tha se mësimi në distancë dhe tërë ky projekt ka ardhur si rezultat i një punë të gjatë në edukim me qëllimin e vetëm për t’iu mundësuar studentëve një qasje ndryshe në mësim.

“Jam e lumtur që përgjatë kaq viteve kemi ardhur me rezultate të mira duke kontribuar në edukimin në Kosovë, dhe kjo është një përpjekje e madhe e te gjithëve për mësimin në distancë. Ky është edhe qëllimi kryesor i jonë për gjithë punën që kemi bërë për studentët kosovarë”, tha Uka.

Tutje ajo theksoi se përmes kornizave ligjore, inkurajohen mësimdhënësit të shtjellojnë përvojat e tyre dhe të kenë qasje ndryshe në këtë projekt.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se kjo është një mundësi e mirë e kësaj forme të mësimit, dhe që gjendja pandemike ka dhënë një mesazh se sa e rëndësishme është mësimi në distancë.

“Kjo është një mundësi shumë  e mirë për të gjithë sepse tashmë mësimi në distancë në të ardhmen e afërt do të jetë një formë dominuese që praktikohet kudo në botë. Hulumtimet e para na tregojnë që mësimi në distancë sidomos gjatë pandemisë nuk ka qenë shumë i kënaqur, por që resurset kanë qenë të dobëta si pasojë e gjendjes pandemike”, tha Nagavci.

Mes tjerash Ministrja Nagavci theksoi mundësitë e mira të mësimit në distancë, si mangesitë e përparësitë e kësaj lloj forme të mësimi, duke u ofruar mbështetje nga ana e ministrisë ku ajo udhëheq.

Enis Rexhepi, përfaqësues nga ambasada amerikane tha se ky projekt sjell produktivitet në të ardhmen dhe që të gjithë duhet t’i zgjatin duart për ata që punuan në këtë projekt, të vazhdojnë të japin ide që ky projekt të ketë sukses.

Zëvendës Presidenti nga Michigan Vidtual Joe Freidhoff përmes një video-mesazhi deklaroi se ky organizim kërkon një partneritet dhe përgjegjësi për t’i parë gjërat më ndryshe. Kjo është një mundësi e mirë për nxënësit dhe shkollat në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme