Jasharaj i gëzohet kontratës kolektive: Nga e hëna do të kemi frymë të re në arsim

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 09:33 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, i është gëzuar arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës kolektive, raporton Ekonomia Online.

Jasharaj në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, ka falënderuar Hoti për plotësimin e kërkesave të tyre.

Madje sipas tij, pas arritjes së kësaj marrëveshje nga e hëna do të ketë frymë të re në arsimin në vend.

“U bë e pamundura e mundur  për shtesat për paga. Falënderoj të gjithë që kanë punuar dhe është nga herët r para kur kemi kaq bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”.

“Nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës”.

Kontrata kolektive përveç pikave të tjera parasheh edhe pagën e 13-të për mësimdhënësit pas viti 2023, kjo në bazë të performancës së treguar.

Lexo më shumë:

Të ngjashme