Jasharaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, Basha i thotë se dinjitetin e ka kthyer në para

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përplasjeve dhe fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim.

Basha e ka akuzuar Jasharajn që e ka kthyer dinjitetin në para.

Sipas tij, SBASHK-u po i mban peng fëmijët për 50 euro.

“Vetë kryetari i SBASHK-ut i thotë deputeti midis parlamentit: ‘mos ia jep fjalën’. Kjo tregon shumë për mentalitetin e operimit të tij”, tha deputeti Basha, duke akuzuar Jasharajn për kërkesën e tij që Basha të mos fliste në komision.

“Unë jam midis parlamentit, e jo në shtëpinë time. Dëgjom ta kryej fjalën”, tha Basha.

“A është qeky kryetari i SBASHK-ut që ka kërkuar nga zyrat e PDK-së që me e rrëzuar qeverinë diktatoriale”.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi iu drejtua Bashës me fjalët “viktimë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme