Jasharaj: Një ligj që na e punon dikush tjetër, ne nuk e pranojmë

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 08:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për një orë, të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës kanë hyrë në grevë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), raporton Ekonomia Online.

Krerët e SBASHK-ut, vizituan shkollën fillore “Asim Vokshi”, ku panë nga afër grevën e mësimdhënësit.

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari, tha se kjo grevë është paralajmëruese për Qeverinë Kurti.

Gjatë vizitës në këtë shkollë, Jasharaj deklaroi se shtetit i mbetet t’i respektoj mësimdhënësit.

“Nëse Qeveria Kurti ashtu siç paraqitet që shqetësohen se po humb mësimi nga greva, e kanë mundësinë që të ofrojnë zgjidhje, të thonë të vazhdojnë me 100 euro dhe ja ligji e hajde të punojmë së bashku. Një ligj që na e punon dikush tjetër, ne nuk e pranojmë”, raporton Ekonomia Online.

“Që nga çerdhet e deri te administratat e universitetit nuk duan të jenë më të ulëta, ne kemi kryer shkollë e kemi treguar edhe në vitet 90’ta se kush jemi ne”, tha Jashari.

Ai madje theksoi se janë duke u organizuar për protestën e 20 majit para Qeverisë së Kosovës.

“Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çfarëdo që ndodh do të vendosni ju”, tha Jasharaj para mësimdhënësve të shkollës”, tha ai.

Jasharaj tha gjithashtu se zgjidhje ka dhe se është i hapur që të marrë çdo ide nga mësimdhënësit.

“Edhe pas 20 majit ne do të ju pyesim juve…Ju lus më 20 maj të jemi më shumë para qeverisë…Ta gjejmë një zgjidhje”, tha para mësimdhënësve Jasharaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme