Kërkohet themelimi i komisionit hetues për punësimin e Ardian Kastratit në UP

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 11:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është mbajtur protestë për shkarkimin e profesorit të këtij Universiteti, Ardian Kastrati. Protesta ka zgjatur pak e kjo ka ndodhur për shkak të situatës me pandeminë, kanë njoftuar organizatorët, raporton EO.

Në një prononcim para mediave, Liridona Sijarina, njëra prej aktivisteve që është marrë me këtë organizim tha se seksistët nuk duhet të paguhen me taksat e qytetarëve.

“Ardian Kastrati mbrëmë e ka komentu në mënyrë fyese dhe denigruese fizikun e saj (presidentes Osmani)…Kjo gjuhë shkakton gjuhë të urrejtjes, e kur kjo bëhet nga personat publikë e aqmë shumë profesorët duhet dënuar…”, tha ajo ndër të tjera.“Rektori duhet menjëherë te themeloje një komision hetues qe ta hetojë procesin e punësimit te profesorit Ardian Kastrati. Ne kërkojmë që të shkarkohet Këshilli Drejtues i UP-së dhe kërkojmë nga ministrja e Arsimit, sepse që tri vjet kemi zvarritje që po ndodhin brenda UP-së dhe po ndodh gratë me u ballafaqu me situata që ngacmohen dhe nuk kanë ku me u mbrojte. Këshilli duhet menjëherë me miratuar draft rregulloren për parandalim dhe mbrojtje seksuale dhe kjo duhet të ndodh deri të premten. Ne nga këtu deklarojmë këto kërkesa do ti përcjellim dhe do të qëndrojmë mbrapa dhe seksistët nuk duhet të paguhen nga taksat tona”.

Tutje u kërkua përjashtimi i ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

“Kërkohet përjashtimi i tij për shkejle të etikës…Rektori të themelojë një komison hetues që do ta hetojë punësimin e Ardian Kastratit në UP”.

“Kërkesa e dytë, ka të bëjë me fenomenin e ngacmimeve seksuale në UP, kërkojmë që të shkarkohet këshilli drjetues i UP-së për zvarritje te rregullores për parandalim të ngacmimeve seksuale”, u tha ndër të tjera.

Ndryshe, për deklaratën seksiste të Ardian Kastratit nuk është deklaruar akoma askush nga partia e tij PDK-ja e as vetë Kastratri, i cili më pas ka shlyer postimin.

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se nuk mundet me qenë rastësi një deklaratë seksiste lër fizikun e dikujt në momentin që zgjedhet presidente.

Me faktin që ka fshirë statusin e ka kuptuar që ka rënë në vëmendjen e publikut dhe nuk dihet në çfarë gjendje ka qenë esëll apo në ndikim të narkotikëve.

Ai tha se sot u kerku përjashtimi i Ardian Kastratit.

“U kërkua që rektori të iniciojë procedurën e hetimit të tij si profesor se kur është punësuar në rrethana të dyshimta dhe po ashtu u kërkua shkarkimi të bordit të UP-së. Është kërkuar që rregullorja të miratohet deri të premten përndryshe do të ketë greva dhe do ti shkojmë deri në fund”.

Tutje ai tha se ministrja e Arsimit duhet t’i shkarkojë Anëtarët e Këshillit që janë emëruar nga ish-ministri Likaj.

 “Kur na bëjmë protesta mu më kanë shti një muaj në burg dhe ky e ka prish imazhin e UP-së si profesor dhe pse për këtë nuk marrin masa dhe ky terren që është këtu është terren për ngacmuesit ku profesorët i dërgojnë studentet në zyre i kushtëzojnë me nota. Nuk është e njëjtë sikurse me thanë Agim Veliu sikurse një person i universitetit dhe qysh i mëson ky studentët me atë gjuhë, kjo s’është politik fare po ta bënte cilido profesor do të përballej me të njëjtin reagim”.


Lexo më shumë:

Të ngjashme