Koalicioni AAK-PSD prezanton programin për arsim, synojnë depolitizimin e këtij sistemi

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 12:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur konferencë për medie në të cilën u prezantua një pjesë e programit e këtij koalicioni për arsim, raporton Ekonomia Online.

Kandidatja e AAK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha se çdo shkollë në Kosovë do të ketë pedagogë dhe psikologë.

Sipas saj, për nxënësit duhet të ketë shujta të shëndetshme derisa përmendi edhe hapjen e disa çerdheve të reja.

“Për arsimin fillorë, parafillorë dhe të mesëm synojmë ta bëjmë depolitizimin dhe rishikimin e ligjit. Rritja e efikasitetit, bazuar në Ligjin e Inspektoratit nevojitet shtimi i numrit të inspektorëve. Edukimi i kodimit është lëndë që shtohet nga klasa e 6-të. Çdo shkollë në Kosovë do të ketë pedagogë dhe psikologë. Kontrolli rutinor shëndetësorë dhe shujta të shëndetshme për arsimin fillorë dhe parafillorë. Hapje të dy çerdheve në të gjitha qytetet e Kosovës, por këto arrihen me rritjen e buxhetit në arsim”.

Kandidati i PSD-së për deputet, Driton Çaushi, tha se duhet të bëhen kontrolle në Universitete për ndalimin e plagjiaturës. Sipas, tij ndërhyrje duhet të ketë edhe në Fakultetin e Edukimit në UP, për shkak se siç tha ai nuk ka kritere dhe përgatitje të mirëfilltë.

“Do të shpalosim një pjesë të programit AAK-PSD për arsim. Programi jonë nuk shihet vetëm si një reformë e nevojshme për arsim, por si një pjesë e rëndësishme për arsimin e shoqërinë. Ne kemi menduar që në këtë rreth të degraduar të sistemin arsimor duhet të ndërhyjmë në çdo pjesë të tij. Në radhë të parë duhet të ndërhyjmë ne Fakultetin e Edukimit ku duhet të fillojmë përgatitje të mirëfilltë të mësuesve, duke rritur kriteret e fakultetit. Kontrolli do të jetë i shtuar në universitete për plagjiaturën, sepse kemi shumë raste të profesorëve ku janë gjetur me plagjiaturë”.

“Do të ofrojmë një Bibliotekë elektronike ne shërbim sa më të shpejt të studentëve. Të gjitha këto do të arrihen së bashku me partnerin tonë, të drejtën që i garantohet rinisë sonë që arsimi i lartë të jetë falas si për nivelin master dhe atë bachelor”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme