Kolegji Universum lidh bashkëpunim me Northampton University

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 17:44 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji Universum ka organizuar eventin për promovimin e programit me Northampton University – një nga universitetet më inovative në Britaninë e Madhe.  Përmes këtij programi studentët do të kenë mundësinë të marrin titullin MBA nga Universiteti i Northampton, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij eventi u bë shpalosja në detaje e programit.

Profesoresha Shqipe Gërguri , prezantoi profitet rreth pajisjeve me diploma angleze në këtë Universitet duke nxitur studentët që të përfitojnë nga kjo mundësi.

“Pajisja me diploma angleze, eksperienca në kuadër të Universitetit Northampton janë disa nga profitet që studentët e regjistruar në këtë program t’i përfitojnë. Kjo është një mundësi e mirë për studentët dhe bashkëpunimi i përbashkët që ne kemi me  këtë universitet”, tha ajo.

Filip Ruxho nga Universum,  tregoi mbi modulet e ndjekjes së studimeve në këtë universitet,  mënyra se si duhet të ndiqet procedura e pagesave në këtë se si studentët mund të zgjedhin programet, benefitet nga kjo mundësi dhe se si është e paraparë ndërlidhja me këste në mënyrë që studentët të kenë mundësi zgjedhje.

Ai po ashtu ceki se sa profitabile janë mundësitë që studentët mund të përcaktohen dhe qasën në këtë universitet duke përfituar shkathtësi në tregun global.

Bill Toyer nga Universiteti Northampton, përmes platformës “Zoom” prezantoi programin dhe mundësitë që studentët mund të përfitojnë nëse ndjekin studimet në këtë vend.

Ai shtoi se janë programe të shumta që janë të bashkangjitura në këtë universitet, programe të cilat i mundësojnë studentëve aftësi të shkëlqyera.

No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme