Lansohen doracakët për Edukimin Seksual – Nagavci: Nxënësit do të mësojnë të mbrohen nga abuzimet e ngacmimet

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 11:33 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës kanë lansuar doracaku për mësimdhënësit për Edukimin Gjithpërfshirës Seksual, raporton Ekonomia Online.

Materialet në doracakë janë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se këta doracakë do t’i ndihmojnë nxënësit që të dinë më shumë për trupin e tyre, ta mbrojnë shëndetin dhe të mbrohen nga abuzimet dhe ngacmimet seksuale.

Ajo falënderoi UNFPA-në për mbështetjen që ka dhënë në procesin e hartimit të kurrikulave lëndore me fokus te edukimi seksual gjithëpërfshirës, hartimin e doracakëve për mësimdhënës, videove dhe trajnimit të mësimdhënësve.

“Fëmijët kanë të drejtë që t’i marrin informatat e nevojshme, dhe duke pasur parasysh që Kosova ka një popullsi shumë të re dhe kjo është një pasuri për neve, por edhe një sfidë, sepse janë më të pritur nga rreziqet dhe sëmundjet e ndryshme në fazën e pubertetit”.

Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha se është shumë i rëndësishëm diskutimi dhe bashkëbisedimi me prindërit dhe se ky manual është i rëndësishëm për mësimdhënësit.

“Është mirë të jem këtu dhe sidomos për një temë mbi seksualitetin, mendoj që është e rëndësishme që djemtë dhe vajzat të mësojnë bashkë dhe të respektojmë njëri-tjetrin”.

“…ky doracak është i rëndësishëm për mësimdhënësit edhe për prindërit sepse duhet të dinë se çfarë mësojnë fëmijët e tyre në shkolla”.

Visare Mujko-Nimani Udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, theksoi se fëmijët duhet të kenë informata për edukimin seksual varësisht prej moshës që e kanë, fillimisht informata bazike e më pas duhet të shkojnë duke i plotësuar ato.

“Si përkrahëse e këtij manuali është punë shumë me rëndësi e sidomos të një teme të tillë. Hulumtimet tregojnë që adoleshentët nuk kanë njohuri të nevojshme ndaj veprimeve që ata bëjnë, andaj edukimi seksual u ndihmon atyre ne më këtë aspekt”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme