Mbahet ceremonia përmbyllëse e Garës me Tabela, përfituan 117 shkolla

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 14:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

German Development Cooperation dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) kanë organizuar Ceremoninë Përmbyllëse të Garës me Tabela të Zeza.

Gjatë kësaj ceremonie janë prezantuar rezultatet e projektit, nga i cili kanë përfituar 117 shkolla nga 12 komuna të Kosovës.

Ato janë shpërblyer me gjithsej 1300 tabela të zeza gjermane si dhe me material ngjyrosës për përmirësimin e pamjes së klasave përmes një aktivitetit të përbashkët të nxënëseve, prindërve, mësimdhënësve si dhe komunitetit të gjerë.

Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), tha se kjo garë ishte pjesë e fushatës për një arsimim më të mirë.

“Kjo garë e cila kishte për qëllim shpërndarjen e tabelave në shkolla na tregoj se sa është e nevojshme që kur flasim për arsim të jemi të gjithë së bashku. Gjithpërfshirja është një ndër shtyllat e arsimit cilësor në Kosovë, MAShT po bën një punë të madhe, të ju jepet fëmijëve, të kenë edukim dhe shkollim në mënyrë të barabartë”.

Ai tha se projekti i cili është përkrahur nga organizata gjermane GIZ, jo vetëm që ofron shkollim të barabartë. por ndihmon në cilësinë e arsimit në Kosovë.

“MAShT dhe partnerët tanë nuk do ndalen dhe do vazhdojnë dhe do kërkojnë mbështetje nga të gjithë aktorët që të ndihmojnë arsimin të jetë në një shkallë më të mirë. Shkollat po tregojnë shkallë të lartë të vlerave duke mos bërë ndasi në fe, përkatësi etnike. Kjo garë ka për qëllim që Fëmijët tanë të integrohen në shkollë”.

“Ju fëmijë jeni ardhmëria e vendit tonë ju me të vërtetë mund ta zhvilloni vendin tonë ju do të jeni qytetar të përgjegjshëm ë këtij vendi e them këtë se ju mund ta bëni, ne mund ta bëjmë, bëhuni krenaria e vendit tonë”.

Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se qëllimi i kësaj gare ishte inkurajimi i shkollave në shfaqjen e kulturës së tyre gjithëpërfshirëse dhe mikpritëse në shkollë, posaçërisht për fëmijët e kthyer si dhe fëmijët nga radhët e minoriteteve etnike.

“Kjo ishte një impresionim praktikë me çfarë pash, më kujtohet kur unë mora pjesë në rregullimin e klasës ku morën pjesë prind e komuna për të bërë një punë më të mirë për nxënësit tonë. Kjo është e rëndësishme për fëmijët sepse ata në këtë moshë shohin se mund të keni sukses nëse bëni një punë të përbashkët dhe është segment i rëndësishëm kur kemi të bëjmë me 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës”.

“Njerëzit e Kosovës kanë kaluar në kohëra të vështira, duke ndërtuar dhe rindërtuar në këtë shtet si një shtet multi-etnik që i jep shans secilit për të jetuar. Pa marrë se a kemi të bëjmë me një vajzë apo djalosh, të një komuniteti apo tjetri, nëse gjërat bëhen së bashku arrihet sukses”.

Sophie Meinke, nga organizata GIZ, u shpreh e kënaqur me punë e bërë nga nxënësit. “Më duhet të them se jam e kënaqur të shoh kaq shumë fëmijë të shoh kaq shumë mësues, përfaqësues komuna, drejtor të shkollave, është kënaqësi të bëhemi të gjithë bashkë në Prishtinë për këtë ngjarje të madhe. Kur mendoja për këtë ngjarje dhe përfundimin e saj, mendoja për vlerat përfundimtare dhe për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës”.

“Pas gjithë këtij procesi kam dëgjuar shumë këngë, shumë poezi dhe shumë performanca të bëra nga ju dhe kam marrë shumë më shumë se sa kam pritur. Është kënaqësi mi pa të gjitha këto vlera të cilat janë në arsim dhe siç u thanë një poezi më herët gjithmonë vendosen vetën në këpuca të dikujt tjetër, këto nuk kisha mund me përmbledh më mirë se me këtë fjali”.

Mimoza Paçuku, menaxhere e projektit nga PEN, ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti.

Sipas saj, projekti në fjalë ka ndihmuar që të përmirësohet ambienti i shkollave në 12 komuna të vendit gjithashtu dhe u ka ndihmuar nxënëseve që të kenë kushte  më të mira të mësimit.

Image may contain: 3 people, crowd and indoor

Lexo më shumë:

Të ngjashme