Mbi 30% të nxënësve u mungojnë tekstet shkollore – Shpërndarja nuk është bërë sipas kërkesave të komunave

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 08:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë bërë më shumë se tri javë prej kur ka nisur viti i ri shkollor dhe nxënësit ende nuk janë pajisur me të gjitha tekstet shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Më shumë se 30 për qind e nxënësve, kanë mungesë të teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës-së, Sazan Ibrahimi, tha se me legjislacionin në fuqi MAShTI është përgjegjësi kryesor për sigurimin e librave shkollorë për të gjithë nxënësit.

“Në bazë të informatave që i kemi nga kolegjiumi jonë i arsimit, mungesa është në një përqindje shumë të lartë, mirëpo ka një përqindje shumë të lartë e cila kalon edhe 30%, kjo është në bazë të informatave që i kemi nga drejtoritë komunale të arsimit”.

Ai ka thënë se të gjitha drejtoritë komunale të arsimit i kanë plotësuar katalogët të cilat janë kërkuar nga niveli qendror, ku shihet qartë numri i nxënësve se sa janë pajisur me libra dhe sa prej tyre kanë mungesë.

“Më legjislacionin në fuqi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është përgjegjëse kryesore për sigurimin e librave shkollorë për të gjithë nxënësit e Kosovës. Komunat e Kosovës në bazë të përgjegjësive ligjore, duhet ta bëjnë shpërndarjen e teksteve mësimore të cilat i posedojnë, mirëpo të gjitha drejtoritë komunale të Arsimit i kanë plotësuar katalogët të cilat janë kërkuar nga niveli qendror ku aty shumë qartë shihet se sa nxënës janë nëpër shkolla, sa nxënës janë të pajisur me libra dhe sa nxënës kanë mungesa të librave shkollor, dhe këto shënime janë dërguar në Ministrinë e Arsimit”.

E problemet më të shumta Ibrahimi thotë se shfaqen te kthimi i librave, derisa thotë se nuk po pasojnë pasoja ligjore për nxënësit që nuk i kthejnë librat. Përveç kësaj shumica prej librave plotësohen gjatë një viti shkollorë dhe ato nuk mund të përdoren pastaj nga nxënësit e tjerë.

 “Ekziston edhe një udhëzim administrativ ku thuhet se tekstet duhet të barten nga gjenerata në gjeneratë, mirëpo kemi shumë probleme te ky proces sepse në disa raste nxënësit që po e mbarojnë një vit shkollor nuk po i kthejnë tekstet mësimore nëpër shkolla dhe nuk ka pasoja ligjore nëse aj nxënës nuk i kthen librat në shkolla, pastaj ka tekste mësimore që shfrytëzohen gjatë një viti dhe ato nuk mund të përdoren, gjithashtu ka tekste që plotësohen dhe ato nuk mund të përdoren prej gjeneratës së ardhshme”.

“Shpresojmë shumë shpejtë që kjo problematikë të zgjidhet sepse dihet nga aspekti ligjor se kush është përgjegjës për to”, ka thënë Ibrahimi për EO.

Në bazë të informatave të DKA-ve, Ibrahimi pohon se shpërndarja e librave nuk është bërë në bazë të kërkesave.

“Por të ishin shpërndarë në bazë të katalogëve të nivelit lokal atëherë nuk do ta kishim këtë problem, mirëpo në bazë të informatave që i kemi nga DKA-të, librat shkollorë nuk janë shpërndarë në bazë të kërkesave të drejtorive, duke marr parasysh që librat e parë janë prodhuar me 10 shtator, ka qenë edhe kohë jo e përshtatshme dhe jo e mjaftueshme për shpërndarjen e qind për qind të teksteve shkollore, mirëpo te problemi neve synojmë që problemet e tilla të zgjidhen duke bashkë biseduar”.

Ndërsa, i pari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, po kundërshton që tekstet shkollore të vitit të kaluar të kalohen këtë vit të nxënësit, pasi që shumica prej tyre nuk janë për t’u përdorur.

“Që në takimet e para me mësimdhënësit ata kanë shprehur shqetësimin e madh dhe ky shqetësim është edhe te Këshilli i Prindërve, për mungesën e dukshme të teksteve, dhe ajo që na brengosi pastaj ishte një përplasje mes AKK dhe MAShTI-it duke fajësuar njëra-tjetrën, dhe MASHT po deklaron se i ka përgatitur të gjitha tekstet dhe e vërteta është se në shumë shkolla ka pasur mungesë të teksteve, dhe ajo që SBAShK-u e kundërshton është ideja e MAShT-it që tekstet e vitit të kaluar shkollor të kalohen në këtë vit dhe kjo është e pamundur, pasi që fëmijët punojnë me ato tekste sepse ata i nervozojnë mësimet”.

Ndërkohë, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkruar se ditëve të fundit kanë pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën e disa teksteve shkollore, andaj ka informuar se më 15 qershor, Ministria e Arsimit ka njoftuar të gjitha drejtoritë komunale të arsimit se këtë vit do të shpërndajë tekstet për nivelin I-5 për nxënësit e klasës së 8. tekstet alternative për nxënësit e klasave 6 dhe 7, si dhe tekstet shkollore për lëndën e gjuhës gjermane dhe frënge.

Lexo më shumë:

Të ngjashme