Mësimdhënësit e nxënësit e “Sami Frashërit” janë vaksinuar, një i infektuar po trajtohet në shtëpi

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 10:19 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet janë vaksinuar, ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i shkollës Daut Selimi.

Ai më tej ka bërë të ditur se mësimi në këtë shkollë në gjysmëvjetorin e dytë ka nisur me prezencë fizike dhe se gjithçka po shkon sipas planit.

Selimi ka shtuar se një nxënës është i infektuar me Covid-19 dhe se po trajtohet në shtëpi.

“Jemi duke u mundu me i marr të gjitha masat me bë një preventivë ku të gjitha klasat janë të dezinfektuara dhe të pajisura me dezinfektues, pastërtia është në nivel. Nëse rastet paraqiten ne do t’i evidentojmë dhe do të marrim masa”.

“Ekipet mjekësore kanë qenë në shkollë dhe ata nxënës të cilët me nënshkrim të prindit kanë pranuar të vaksinohen të gjithë janë vaksinuar që diku është numri 70. Ndërsa të tjerët janë vaksinuar vullnetar nëpër qendrat e tyre të afërta”.

Mësimi na nisur në të gjitha shkollat e vendit pas dhjetë ditësh pushim dimëror.

Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme