Mësimi nga klasa e parë deri në të pestën fillon të hënën, shkollat po bëjnë përgatitjet

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:44 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mësimi në shkolla për ciklin fillor nga klasa e parë deri në të pestën pritet të fillojë të hënën më 12 prill.

Ekonomia Online gjatë ditës së premte ka qenë në dy shkolla fillore në Prishtinë, “Faik Konica” e “Meto Bajraktari” për të parë sa janë gati për fillimin e këtij procesi dhe a janë bërë përgatitjet e duhura.

Por në dy objektet shkollore askush nuk ka qenë prezentë për të na informuar lidhur me këtë çështje.

Madje në oborrin e shkollës “Faik Konica” kanë qenë duke u zhvilluar disa punime.

Ekonomia Online ka provuar të kontaktojë edhe me drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, por që ajo nuk ka qenë në dispozicion.

Më pesë prill Qeveria ka marrë vendim që të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (7 prill deri me datë 18 prill) që të organizojnë formën e mbajtjes së aktivitetit mësimor sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Përderisa institucionet parashkollore dhe fillore kanë vazhduar aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër Covid-19.

Lexo më shumë:

Të ngjashme