Nagavci në Gjakovë: Prioritet i përditshëm është ngritja e cilësisë së mësimdhënies

Gjakovë | 01 Qer 2021 | 15:33 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit ka vizituar Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Nagavci me këtë rast u ka premtuar nxënësve të kësaj shkolle realizimin e synimeve të tyre dhe bashkëpunimi në të ardhmen.

Madje ajo tha se prioritet i përditshëm është ngritja e cilësisë së mësimdhënies.

“Sot është nder që jam këtu duke ju dëshiruar shëndet dhe shumë suksese, duke ju garantuar bashkë me bashkëpunëtorët e mi që Qeveria Kurti do të punojë fort në synimet e juaja, kështu që shumë suksese tutje”.

“Ky gjimnaz e ka dëshmuar se ka qenë të rregullt gjatë pandemisë, prioritet i përditshëm është edhe ngritja e cilësisë së mësimdhënies andaj objektivat tona do të jenë më lehtë të realizueshme në këtë aspekt”.

Drejtori i Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Bedri Cahani ka falënderuar Nagavcin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Jemi të nderuar që sot vjen një ish-nxënëse dikur në këtë gjimnaz ministrja Nagavci. Gjimnazi tashmë ka një traditë dhe sot nuk do ta lodhim ministren, por sot kemi festë”, tha ai.

Zëvendësjashefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larissa Bruun, tha se është për tu marrë shembull  bashkëpunim ndërmjet ministrisë së Arsimit dhe shkollave të Kosovës, raporton EO.

“Është shumë i  rëndësishëm ky bashkëpunim dhe që traget të jenë nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës”.

“…jam shumë e lumtur që bashkëpunimi të jetë i ndërsjellët dhe do vazhdoj përkrahja jonë në këtë aspekt”, tha ajo.

Drejtori i Qendrës për Arsim, Petrit Tahiri tha se do të vazhdojnë që të mbështesin edhe më tej shkollat në vend sa i përket ofrimit të kushteve më të mira për mësim.

Lexo më shumë:

Të ngjashme