Nagavci paraqet qëllimet e ministrisë: Synojmë integritet e autonomi, rritja e cilësisë primare

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 13:43 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja “Fol” ka mbajtur debatin e radhës me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, raporton Ekonomia Online.

Nagavci me këtë rast tha se prioritet është menaxhimi i situatës së shkaktuar nga pandemia, duke analizuar pasojat për një periudhë afatgjate.

Ajo më tej ka thënë se kanë pesë qëllime strategjike duke përfshirë, digjitalizimin, gjithëpërfshiren në arsim, përshtatjen e shkollave profesionale me tregun e punës e rritjen e cilësisë në arsim.

“Prioritete tona do t’i përmendja që nga menaxhimi i situatës me pandeminë. Duhet të jemi të vëmendshëm me pasojat që do të lë pandemia në afat më të gjatë. Tani kemi filluar me mësimin plotësuese. Në përgjithësi kemi pesë qëllime strategjike duke filluar prej arsimit gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar, përshtatjen e shkollave profesionale me tregun e punës e rritjen e cilësisë në arsim”.

“Ne synojmë që të ofrohet një përfshirje e fëmije në shkollimin e hershëm duke ndërtuar çerdhe të reja. Do të bëhet rikualifikimi i mësimdhënëse që do të mbesin pa norma. Kemi planifikuar shujta për nxënës, që të ketë barazi për të gjithë fëmijë. Kemi shqyrtuar largimin e notimit”.

Përderisa në arsimin e lartë tha se synojnë të ketë integritet e autonomi të plotë.

“Në arsimin e lartë synojmë një integritet. Do të ndihmojnë në një autonomi të plotë për përmirësimin e cilësisë. Kemi filluar disa procedura që të kemi organe që mundësojnë zhvillimin e inovacionit”.

Ajo është pyetur nga Xhevdet Rrahimi qytetar për mungesë tekstesh në shkollat profesionale, raporton EO

Ministrja Nagavci ka thënë se ky problem ekziston edhe për shkollat fillore dhe se po përgatiten që t’i kemi kur të fillojë viti i ri shkollor.

“Ne e kemi paraparë që brenda këtij viti të përfundojmë edhe Ligjin për tekste shkollore. Do të punojmë që mos të ketë tekste me përmbajtje paragjykuese”, ka shtuar ajo.

Mexhide Nimani-Demolli nga Lëvizja “Fol”, ka pyetur për sfidat e tjera.

“Sfidat veç pandemisë janë të shumta. Kemi plane konkrete që qëllimet të jetësohen në praktikë. Financimi i arsimit është një sfidë”, tha ministrja.

“Do të punojmë në përmirësimin e formulës së financimit. Jam vërshuar me kërkesa e adresime prej që e kam marr mandatin, brenga të mësimdhënësve e menaxhmentit të shkollës”, u përgjigj Nagavci.

Lexo më shumë:

Të ngjashme