Nagavci: Për vitin 2023 kemi planifikuar punësimin e 300 asistentëve

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se për vitin 2023 kanë planifikuar punësimin e 300 asistentëve, kurse sa i përket 100 asistenteve, sipas saj në shumicën e komunave ka përfundo procesi, raporton Ekonomia Online.

Ne kemi planifikuar me buxhetin e vitit 2023, punësimin e 300 asistentëve. Sa i përket 100 asistenteve në shumicën e komunave ka përfundo procesi. Ka pas dy komuna që ka pas sfida në gjetjen e kuadrove të planifikuara”.

“Është bërë përcaktimi për komunat e përcaktuara.  Do të shpallet konkursi për së paku 4 qendra. Programi i kualifikimet do zhvillohet së bashku me Agjentin për Aftësinë profesional. Në kuadër  të 300 të punësuarve do të kemi edhe profile të tjera punëtor social, logoped, pedagogë ”.

“Në bashkëpunim e zyrën zviceranë sapo nënshkruam bashkëpunimin për 8 qendra në 8 komuna për orientimin në karrierë. Për vitin 2023 vetëm kemi planifikuar buxhetin për punësimin e këshillë tareve në karrierë. Aktualisht jemi duke zhvilluar këto këshillime për shkolla të mesme”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme