Nagavci thotë se nuk ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 12:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se kanë hartuar udhëzimin administrativ për përfshirjen e punimeve shkencore në mësimdhënie, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se tani ky udhëzim është në diskutim publik dhe se shumë shpejtë do të miratohet në ministri.

“Tashmë e kemi në plan dhe e kemi hartuar udhëzimin administrative. Drafti është në diskutim publik dhe shumë shpejtë do të miratohet në ministri. E para është granti për mësimdhënësit që e përfshijë hulumtimin në mësimdhënien e tyre në nivelin akademik”.

Ministrja në seancë është deklaruar edhe me çështjen e kthimit të fëmijëve në shkollë në Komunën e Kamenicës, duke se shtuar nuk ka ndërhyrë në kompetencat e kësaj komune, raporton EO.

“Lidhur me çështjen e kthimit të fëmijëve të Kamenicës në mësim, janë tri çështje: reforma, ri-organizimin i shkollës dhe mësimi alternativ i përshpejtuar. Jemi në përgatitje për riorganizimin e shkollave të Kosovës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme