Nagavci: Vaksinimi i mësimdhënësve do të jetë prioritet

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 13:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se vaksinimi i mësimdhënësve do të jetë prioritet, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie kur foli për rifillimin e vitit shkollor, pas pushimit pranveror, shtoi se fillimisht do të vaksinohen të shtyrët në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike.

“Sa i përket vaksinimit kjo do të trajtohet me prioritet dhe prioritet do të kenë ata që kanë sëmundje kronike apo në moshë të shtyrë”.

Përderisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po kërkon nga Qeveria Kurti që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që ta kenë primare vaksinimin e mësimdhënësve.

Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë vaksinimin vetëm që të jenë të privilegjuar, por që të vazhdojë procesi mësimor në objektet shkollore.

????????????????????????????????????
Lexo më shumë:

Të ngjashme