Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

164 nxënës kanë aplikuar të hënën në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, në konkursin që është hapur sot për nxënësit e klasave të dhjeta për vitin 2022/2023, raporton Ekonomia Online.

Në këtë gjimnaz, numri total i nxënësve që do të pranohen është 352.

Zëvendësdrejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Osman Beka, tha se procesi i regjistrimit ka shkuar në rregull. Ai tha se në këtë institucion arsimor, janë të ndara 10 paralele në gjuhën shqipe dhe një paralele në gjuhën turke.

“Procesi i regjistrimit të nxënësve ka filluar në ora 08:00 deri më tani në gjimnazin “Sami Frashëri” kanë aplikuar 164 nxënës. Numri total i nxënësve që pranohen në shkollën tonë është 352. 10 paralele në gjuhën shqipe, 42 nxënës 320 dhe një paralele në gjuhën turke 32 nxënës”, tha Beka.

“Procesi i regjistrimit ka shku në rregull, gjithçka ka shku në suaza të normales. Mesatarisht, nuk ka pas grumbull të madh të nxënësve nga mëngjesi, por vazhdimisht kanë ardhë kështu që 50 për qind i aplikuesve është përmbush. Presim edhe dy ditë nesër edhe pasnesër. Është i ngjashëm, kështu ka qenë edhe vitet e kaluara”, tha në fund Beka.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim

Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe IAAP, duhet të paraqesin këto dokumente:

– Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)

– Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe

– Certifikatën/Ekstraktin e lindjes.

Lexo më shumë:

Të ngjashme