Në “Faik Konicë” mësimi plotësues për klasat e nënta po mbahet sipas udhëzimeve të institucioneve

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 10:47 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me lehtësimin e masave ka filluar edhe mësimi plotësues për klasat e nënta, raporton Ekonomia Online.

Në shkollën “Faik Konica”, në kryeqytet mësimi po mbahet sipas udhëzimeve të institucioneve.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruçi tha se e kanë organizuar mësimin varësisht nga numri i nxënësve dhe se i kanë ndarë paralelet ku në një klasë mësojnë maksimumi 12 nxënës.

Kurse mësimdhënësit kanë shprehur gatishmërinë që të kontribuojë në mësim jo vetëm ata që u kanë dhënë mësim për klasat e nënta.

Zëvendësdrejtori i shkollës Blerim Dalipi tha se si staf për ta ka qenë sfidë fillimisht organizimi i mësimit në këtë mënyrë, por bashkërisht kanë arritur të sigurojnë që nxënësit të jenë të sigurt.

Lexo më shumë:

Të ngjashme