ORCA: Mosplotësimi i kriterit të publikimeve shkencore nga kandidatët vazhdon të mbetet real

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 11:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar analizën e konkursit për zgjedhjen e personelit akademik mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018.

Sipas këtij raporti, janë vërejtur një numër i madh parregullsish te raportet e komisioneve vlerësuese pranë fakulteteve përkatëse, për kandidatët e propozuar, raporton Ekonomia Online.

Adea Kondirolli nga ORCA ka treguar se kjo analizë i kanë përfshirë gjithsej 199 profesor të Universitetit të Prishtinës.

“Në këtë analizë përfshihen 199 profesorë. Prej këtyre 53 janë të rregullt, 63 të asocuar dhe 83 për pozitën profesor asistent”.

“Ne e kemi vërejtur që prapë po vazhdojnë mos me i plotësu kriteret kandidatët. Ky është një problem që po vazhdon edhe pas të gjitha raporteve të ORCA-s që janë dalë vazhdimisht. Një tjetër problem është që aktivitetet shkencore po janë në shumicën e rasteve të gabuara, pra 369 që nuk janë punime janë paraqitur si punime”.

Sipas raportit, shqetësim të veçantë përbëjnë rastet kur anëtarët e komisionit vlerësues kanë vlerësuar punimin në të cilin kanë qenë bashkautor, raporton EO.

“Shqetësim i veçantë janë komisionet vlerësuese dhe përbërja e tyre. Ne e kemi vërejtur se ka shumë shkelje në këto komisione vlerësuese. Ka pasur anëtar të komisioneve që kanë votuar jo në unitet me anëtarë të tjerë”.

Adea Kondirolli, gjatë prezantimit të rezultateve të hulumtimit, e ka përmendur me theks të veçantë një rast në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, raporton EO.

“Ne e kemi pasur një rast shumë të cuditshëm këtë vit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, që janë 11 profesorë që kanë kandidu për me u avancu në atë fakultet, dhe që të 11 i plotësojne kriteret. Ata i plotësojnë kriteret në letër, por kur i kemi pa punimet e tyre, ka profesor që i ka 19 punime brenda vitit 2017-2018. Kjo është skandal sepse nuk mundësh për nje vit me i ba 5 punime, dhe ne e kemi ngritur këtë si çështje”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme