Përfundon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së, Qerimi: Problemi i plagjiaturës mund të zgjidhet nga ndërkombëtarët

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 14:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatët për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë intervistuar të hënën, raporton Ekonomia Online. Të gjithë kanë paraqitur planin e tyre dhe mundësinë për avancimin e UP-së.

Qerim Qerimi, profesor në Fakultetin Juridik, tha se synim do ta kenë edhe rishikimin e statutit dhe bashkëpunimin me studentët.

Ai më tej tha se rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhin përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtarë.

“Synim do ta kem sigurimin përvojës me studentë, forcimin dhe mbështetjen e kapaciteve administrative, identifikimin e nevojave për burime, duke përfshirë partneritetin me biznese”.

“Në statut ka nevojë për përcaktime më precize. Do të inicioj krijimin e një grupi punues për rishikimin e statutit. Rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhim përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtarë”.

Edhe Sefer Avdiaj nga Fakulteti i Shkencave Matematikë Natyrore, foli për parandalimin e plagjiaturës, duke thënë se çdo temë duhet të analizohet para se të publikohet.

“Misioni im është që universiteti e ka për qëllim krijimi e dijes. E para është digjitalizimi i shërbimeve. Për mua njëri prej problemeve është humbja e doktoratës”.

“Për këtë arsye kam menduar që të krijohet një shkollë e doktoratës. Duhet t’i kushtojmë rëndësi, por ta parandalojmë plagjiaturën që çdo temë të analizohet para se të publikohet”.

Për këtë pozitë kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.

Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme