Popovci propozoi që të bëhet licencimi i mësimdhënësve për të rritur cilësinë në arsim

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 11:35 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Teach For Kosova”, lansoi të enjten projektin “Future of Education”.  Lidhur më këtë u propozua që të bëhet licensimi i mësimdhënësve më synim që të bëhet përmirësimi në nivelin arsimor. Po ashtu, u propozuar që për licencë të avancuar të kryhen trajnime shtesë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u kërkua që gjatë këtyre viteve të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë, është 22 mijë mësimdhënës por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë se inspektorati i arsimit e ka të pamundur ta bëj vlerësimin e mësimdhënësve në të gjitha komunat.

Tutje ai tha se sa i përket cilësisë së licensimit të mësimdhënësve duhet të lidhet me ligjin e pagave.

 “Është një sistem që në Kosovë e kemi tani e 10 vite, por nuk po funksion. Iniciativa është e  duhur. Lidhur me këtë janë zhvilluar disa konsultime me ekspertë dhe ideja për ndryshimin e sistemit te performancës është në zhvillim e sipër. Ajo lidhet edhe me procesin e licensimit dhe krejt çka kemi janë licensat e karrierës”.

“Nëse për 10 vite asnjë nuk bëhet ai sistem duhet të rishikohet. Ideja është që licenca e karrierës është ajo qe duhet ta merr secili mësimdhënës në karrierë, ndërsa licenca e avancuar është për ata që dëshirojnë. Dhe këtu duhet të kryhen trajnime”.

 “Duhet të mendojmë dhe të përgatitemi qe një formë e vlerësimit të performancës të bëhet brenda vet shkollës. Është një grup tjetër i punës që është duke shikuar rolin e menaxhmentit të mesëm që ka rol edhe për monitorimin e mësimdhënësit, por edhe të vlerësimit. Për të kaluar në licenca të avancuar mësimdhënësi do të duhet t’i liston disa parakushte dhe nuk do të ishte diçka rutinore”.

“Në këto kushte qe i kemi deri tani vetëm një numër i vogël i mësimdhënësve ka kaluar në procesin e performancës”, tha ai.

Popovci po ashtu përmendi edhe një tjetër ide sa i përket avancimit të procesit të mësimdhënies.

“Ideja tjetër është që licencimi të lidhet me pagën. Edhe në ligjin e pagave kemi propozuar një koeficient ku parasheh që edhe roli i licencës luan rol procesin e pagës”, tha ai.

 Egzon Gashi drejtor i “Teach For Kosova”,  tha se deri më tanë janë trajnuar 20 të rijnë të cilët do të ndihmojnë direkt në cilësinë e arsimit. Madje në rast të mos përmirësimit të mësimdhënësit ai tha se do të shfrytëzohet edhe mundësia e largimit nga puna të mësimdhënësve.

Ai ka thënë se projekti do të kalon në tri instrumente, ku do të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve.

“Sot vlerësimi i mësimdhënësve është temë që duhet të merret seriozisht, pasi që një gjë e tillë nuk po ndodhë. Projekti ka synim të kalon në tri instrumente e që janë; cilët janë mësimdhënësit me performancë të lartë, ata që duhet të përmirësohen, psh, në një komunë nxënësit kanë probleme me kompjuterët, ne do të bisedojmë më drejtorin e arsimit, Ministrinë e Arsimit që të përmirësohet gjendja dhe cilët janë mësimdhënësit me performancë të ulët, nëse Instrumenti tregon që një mësimdhënës nuk ka përmirësime, atëherë duhet të merren masa”.

“Mund të mos pajtoheni gjithmonë me politikat e sistemit, por të gjithë e dimë se duhet të ndryshohet. Tani më shumë së kurrë ka nevojë për përpjekje kolektive. Tri vitet e fundit “Teach for Kosova”, ka arrit të rekrutoj deri 20 të rijnë. Qëllimi është të zhvillojmë lider të arsimit. Në afat të shkurt të rinjtë tanë sjellin risi në sistemin e arsimit. Përmes këtij projekti synoj të krijojmë një instrument i cili është informues”.

“Ky projekt do të na informoje për performancën e mësimdhënësve që duhet të përmirësohen. Shembull disa mësimdhënës që kanë problem në përdorimin e teknologjisë”.

 “Po ashtu na trego cilët janë mësimdhënësit më performancë të ultë dhe s’i duhet të ndikojmë. Nëse instrumenti trego se mësimdhënësi nuk ka përmirësim, do të diskutohet edhe largimi nga puna si opsion i përmirësimit në arsim”, u shpreh ai.

 Isman Buleshkaj konsulent i edukimit dhe udhëheqës i Fokus Grupit Kryesor,  tha se deri më tani kanë arritur rreth 700 mësimdhënës të vlerësohen për arsye se nuk ka inspektor të mjaftueshëm, andaj sipas tij,  sistemi i licencimit po na trego se sistemi aktual nuk është duke funksionuar.

“Tani pothuajse 15 vite ku në Kosovë është filluar të diskutohet për ndërtimin e një sistemi të karrierës së mësimdhënësve. Karriera e mësimdhënësve të lidhet me sistemin e licencimit. Komponenta e vlerësimit të performancës që na ndihmon në kategorizimin e mësimdhënësve”.

“Sistemi i licensimit po na trego se sistemi aktual i arsimit nuk po funksiono. Në rast se s’kemi dëshmi për punën e mirë të dikujt, nuk mund t’i japim një licensë tjetër. Vlerësimi i performancës si mekanizmi kryesor që na trego për punën e dikujt në klasë. Deri më tani rreth 700 mësimdhënës kanë arrit te vlerësohen. Nuk ka kapacitet të inspektoratit te vlerësohen”.

Kurse, kryetari  i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se duhet pasur kujdes të ruhet figura e mësuesit. “Ajo që SBAShK ka qëndrim është se duhet bërë vlerësimi i performancës. Jemi dakorduar që të jetë i brendshëm për licencën në pagë dhe i jashtëm për gradimet”.

“Pa u ulur të gjitha palët edhe MASHT,  akademia e shkencave të bëjnë disa mekanizma për ta ruajtur figurën e mësuesit. Mësuesit që i kemi disa janë të mirë disa meritojnë kritika. Nganjëherë ose sistemi ose ne si mësues mbase nuk po ja qëllojnë atë qe e kërko shekulli 21”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme