Profesori i gjimnazit “Sami Frashëri”: Kemi humbur shumë, me ndihmën e nxënësve do ta kompensojmë boshllëkun

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 09:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Ibush Llapashtica po e konsideron fillimin e vitit të ri shkallor si ditë të veçantë.

Ai i tha Ekonomia Online se mësimi i filluar një muaj me vonesë është humbje e madhe. Llapashtica shprehet i bindur se me ndihmën e nxënësve do të mundohen ta kompensojnë boshllëkun.

“Sot ka filluar dita e parë, jo e tetorit, por e shtatorit. Besoj që kjo ditë ka qenë ditë e veçantë për nxënësit dhe për ne, sepse kemi humbur shumë dhe për ne me më rendësi ka qenë me 1 shtator të filloj jo me 3 tetor”.

“Këtë kohë të kaluar besoj që do ta kompensojmë atë mungesë të asaj kohe e cila në një farë forme zor do të kompensohet, por me ndihmën e nxënësve do të arrijmë ta kompensojmë këtë boshllëk që ka mbetur”, tha Llapashtica.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme