Protestojnë nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nuk i pret Shpend Ahmeti

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 08:50 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të transferohet në dy shkolla tjera, raporton Ekonomia Online.

Nxënësit janë mbledhur para dyerve të Komunës së Prishtinës duke kundërshtuar këtë vendim. Ata nuk i ka pranuar në takim kreu i komunës Shpend Ahmeti.

Përfaqësuesja e nxënësve të shkollës, Fortunë Gubetini ka thënë se kërkesa e tyre është që pas vendimit të drejtorisë për rrëzimin e shkollës, aty të ndërtohet shkollë, e jo të përdoret për interesa personale të dikujt tjetër.

Disa nga pankartat që nxënësit kanë në duar dhe po kërkojnë drejtësi janë, ” Duam shkollë” , “Stop krimit ndaj shkollave shqipe” etj.

Mësimdhënësit e shkollës “Ahmet Gashi” thonë se mbyllja e shkollës po bëhet për pazare e interesa personale.

Sipas tyre, shkolla është duke u përdorur për tu ndërtuar komplekse afariste e banesore.

Me tej, ata thonë refuzimi për takim nga kryetari, Shpend Ahmeti, erdhi për shkak se ky i fundit po i frikësohet inteligjencës së nxënësve gjimnazistë.

Drejtoria ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme