Revista prestigjioze e vlerëson kolegjin UBT ndër më të mirin – Hajrizi: U shpërblye puna 20 vjeçare

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 11:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Revista prestigjioze globale, Times Higher Education, ka publikuar renditjen globale të universiteteve bazuar në impaktin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Në këtë listë UBT-ja është renditur në këtë listë prestigjioze në gjysmën më të mirë të renditjes përkrah institucioneve me më shumë emër në botë, ndërsa është institucioni më i mirërenditur nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Rektori i kolegjit UBT Edmond Hajrizi në një konferncë për medie tha se me këtë pozicion UBT e vendos Kosovën për herë të parë në këtë renditje.

Kjo sipas tij, tregon edhe frytet e shkëlqyera të punës 20 vjeçare të UBT-së.

“Kemi menduar që është një moment i mirë ta ndajmë me publikun. Ku një prej institucioneve më të rëndësishme të rangimit për impaktin e zhvillimit të qëndrueshëm Times Hight Education ka vlerësuar shumë mirë për kontributin e universitetet tonë”.

“Vitin a kaluar duke menduar që UBT që 20 vjet ka dhënë mjaftë për rritjen e cilësisë së jetës, punësimit, inovacionit dhe kemi ardhur në përfundim që të aplikojmë në këtë rangim. Kjo organizatë edhe pse ka kritere strike kemi arritur të futemi si vend në rangim. Kjo është suksesi i parë. Time Hight Educaticion ka një kredibiliet shumë të madh”.

Ai ka sqaruar se nga 1 000 universitetet, UBT është ranguar në vendin e 200, duke u bërë pjesë e 500 universiteteve më të mira, raporton EO.

“Në rezultatet që kanë dalë në vitin 2021 është dalë që ne kemi pasur impakt në 17 qëllimet apo në modelin që është kërkuar nga universitetet dhe kjo është mbi mesataren e pritur. Nga rreth 1 000 universiteteve ne jemi të ranguar në vendin 200 dhe kjo është një ndjenjë e mirë si Kosovë dhe UBT që pozicionohemi në një rang të tillë. Pra i takojmë ndër 500 universiteteve më të mira”.

“Ne kishim ëndërr të shkojmë për studime jashtë për shkak të zhvillimit kurse sot UBT e ka një zhvillim të mirë. Në vlerësimin e kontributin tonë  tek edukimi i kuadrove për SDG ne kemi marrë 100 për qind vlerësim. Poashtu te pjesa e inovacionit është vlerësuar 100 për qind që ka të bëjë me diçka te re që nuk është e përsëritshme, është e bukur që ne arrijmë të qasemi në këtë pjesë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme