SBAShK-u pezullon grevën, thonë se do të aktivizohen prapë nëse nuk miratohen ndryshimet

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 18:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, raporton Ekonomia Online.

Nga Këshilli u vendos që marrëveshja me Qeverinë e arritur sot për ngritje të koeficienteve të pranohet ,por greva të pezullohet me mundësi vazhdimi në rast se Kuvendi nesër nuk miraton Ligjin për Paga me këto ndryshime.

Por para këtij vedimi pati edhe reagime. Shumica e komunave u deklaruan pro kësaj marrëveshje, derisa Gjilani dhe Prizreni  në fillim u shprehën kundër saj.

Përfaqësuesi i Prizrenit, Bejtullah Krasniqi, është shprehur i revoltuar ndaj marrëveshjes duke thënë se greva duhet të vazhdojë.

“Ministri nuk është profet, nuk mundet me bë reforma kur të dojë. Ai mund të mos i dijë të gjitha, nuk është ballafaquar me specifikat e arsimit në përgjithësi. Ne nuk jemi të burgosur këtu. Dëshira ime është mos me e ndërpre grevën”, tha Krasniqi.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, tha se ndihen fitues që arritën të plotësohen kërkesat e tyre.

“Lufta e SBAShK-ut ka qenë të arrijmë. Mos harroni, e dini herën e parë për koeficient dhe besoj që është arrit koha e madhe dhe me qeverinë koeficientet janë rritur. Po të kishim thënë sot jo, Ligji i Pagave do shkonte dhe do votohej pa këtë ndryshim. Jemi fitues, por në Kosovë duhet të ndihemi të gjithë fitues. Uroj që institucionet ta kenë kuptuar unitetin tonë”, tha Jasharaj, raporton EO.

Ymer Ymeri, nga SBAShK-u ka propozuar që greva të pezullohet deri në vendimin e Kuvendit, derisa është përkrahur nga kolegët tjerë në sallë.

“Unë propozoj ta pezullojmë grevën, jo ta ndalojmë. Jo ta ndërpremë, por ta pezullojmë deri me marrjen e vendimin nga Kuvendi i Kosovës. Nëse vendimi Kuvendit nuk është kështu, SBAShK-u aktivizohet menjëherë”, tha Ymeri.

Jasharaj, tha se greva aktivizohet prapë nëse nesër nuk votohet ligji ashtu siç është pranuar marrëveshja.

“Duke njohë situatat në Parlamentin e Kosovës, kur dinë të përplasen mbahen e s’mbahen mbledhje, ne do veprojmë me grevë me një arsye. Nëse dikush apo grup parlamentar e heqin nga ligji këtë koeficient ne do reagojmë me masat tona”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme