Studentët paralajmërojnë protesta kundër uljes së bursave

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 13:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të studentëve kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për uljen e vlerës së bursës që ndahet për studentët e dalluar nga 900 euro në 500 euro.

Ata kanë paralajmëruar se nëse vendimi nuk ndryshohet do të organizojnë protesta, raporton Ekonomia Online.

Shkumbin Bytyçi, kryetar i Organizatës “Reforma”, tha se nga java e ardhshme përmes protestave do të kërkojnë shkarkimin e këshillit drejtues të UP-së nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

“Kërkesa jonë është që ky vendim të kthehet në rishqyrtim dhe niveli i bursave te jetë siç ka qenë më parë (900 euro) dhe në rast se ky vendim nuk ndryshohet, nga java e ardhshme do të vazhdojmë me aktivitete simbolike si dhe protesta për shkarkimin e anëtarëve të këshillit drejtues të UP”, paralajmëroi Bytyqi.

Bytyqi zvogëlimin e bursës e quajti të dëmshëm për studentët, por edhe për UP-në. “Si organizatë studentore këtë vendim e shohim tejet të dëmshëm, para së gjithash për studentet, e po ashtu edhe për te ardhmen e Universitetit, duke qenë se bursat i kanë stimuluar studentët të zhvillojnë studime edhe më të zgjeruara sikundër që i janë ndihmuar shumë nga ta të i përmbushin kërkesat e tyre materiale për një vit shkollimi” , tha ai.

Ai tha se buxheti për universitetin çdo vit ka shënuar rritur, por kjo rritje nuk ka qenë  në linjë me rritjen e bursave për student.

“Ajo çka i bënë studentet tejet të indinjuar me këtë vendim është fakti se bordi i UP-së gëzojnë benefite nga buxheti i universitetit si për paga, mëditjet drekat, shpenzimet e derivateve, e shume shpenzime të tjera të cilat asnjëherë nuk u arsyetuan  me zhvillimin akademik te universitetit” .

Bursa për studentët kosovarë ishte zvogëluar në vitin 2015 nga 900 në 700 euro.  Ndërsa me vendimin e ri, ajo zvogëluar në 500 euro.

Lexo më shumë:

Të ngjashme