Të pranuarit për studime të doktoraturës kundërshtojnë vendimin e Senatit për ritestim

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 12:35 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në oborrin e Rektoratit të UP-së, kanë protestuar dhjetëra studentë të pranuar për studime të doktoratës, e të cilët po kundërshtojnë vendimin e Senatit për t’iu nënshtruar edhe një herë testimit pranues, raporton Ekonomia Online.

Të hënën kanë protestuar të pranuarit për studime të doktoratës nga Fakulteti Ekonomik dhe ai i Mjekësisë.

Erolind Dermaku kandidatë në Fakultetin e Mjekësisë  ka thënë se nuk ka arsye për ritestim.

“AKK-ja ka vërtetuar se nuk ka konflikt interesi mes kandidatëve të pranuar dhe komisionit vlerësues” ka thënë ai.

Kurse avokati mbrojtës i studentëve të Ekonomikut, Egzon Lajçi ka thënë se një nga institucionet që i janë drejtuar për këtë çështje pra AKK-ja ka kthyer përgjigje në favor të tyre që mohon të këtë pasur konflikt interesi në këtë proces.

E Agnesa Ibrahimi studente e këtij fakulteti ka thënë se presin përgjigje edhe nga Avokati i Popullit dhe pastaj kërkojnë që kjo çështje të mbyllet brenda javës në mënyrë që ata të mos humbin më ligjëratat.

Lexo më shumë:

Të ngjashme