Testin e Maturës e kaluan 64.64 % e nxënësve, një shkollë në Gjilan përsërit testin

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për medie, ka bërë të ditura rezultatet e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore 2019, sipas të cilave nga 27.081 maturantë që i janë nënshtruar provimit, kanë kaluar 17.504, ose 64.64 për qind.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, falënderoi Komisionin Shtetëror të Maturës (KShM), për të cilin tha se ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë periudhë, e po ashtu edhe të gjithë akterët e angazhuar në mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.

“Është një lajm i mirë se, këtë vit kemi një test të maturës, i cili është më i suksesshmi, sa i përket monitorimit dhe mbarëvajtjes së tij”, tha ministri Bytyqi dhe theksoi se kjo ka bërë që të kemi edhe rezultate më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar, kur kalueshmëria ka qenë 73.26 për qind.

Ministri Bytyqi foli edhe për masat që janë marrë nga ana e KShM për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e përcaktuara nga ky Komision.

“Në këtë drejtim, janë përjashtuar nga testi 270 nxënës për shkak të përdorimit të telefonave, ndërsa në qendrën e testimit në shkollën Don Bosko në Gjilan, për klasën XII-a do të përsëritet pjesa e parë e testit më 3 korrik 2019, për shkak se është vlerësuar se ka pasur kopjim gjatë testit”.

“Sa i përket masave që janë marrë ndaj administruesve që nuk i kanë respektuar rregullat, 5 administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm të kësaj detyre dhe me kundërvajtje 300 euro gjobë dhe 3 të tjerë me mosushtrim të përhershëm të detyrës në testin e maturës”.

Bytyqi, po ashtu, theksoi faktin se sot janë shpërndarë certifikatat falas nga ana e MAShT për të gjithë maturantët, të cilët e kanë kaluar Provimin e Maturës.

Në afatin e parë të provimit të Maturës Shetërore 2019, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 64.40 për qind, në gjuhën boshnjake 85.43 për qind dhe në gjuhën turke 69.47 për qind.

Image may contain: 3 people, people standing and suit
Lexo më shumë:

Të ngjashme