UBT-ja mbledh akademikët e diasporës – Hajrizi: Shkëmbimi i përvojave ndihmon aktivitetet kërkimore

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, është mbajtur Konferenca e Akademikëve të Diasporës (Diaspora Academician Conference 2022), raporton Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi me këtë rast tha se kjo konferencë synim ka pasur të bashkojë studiues dhe praktikues nga industria dhe akademia në fushën e TIK-ut për të shkëmbyer ide dhe përvoja duke prezantuar profilin dhe angazhimin e tyre në aktivitete kërkimore.

Ai ka falënderuar pjesëmarrësit që tha se janë nga industria dhe universitete të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

“Teknologjia po zë një vend të rëndësishme në hulumtimet tona. Roli i diasporës është shumë i rëndësishëm për Kosovën si vend i vogël. Ndihmat e ekspertëve të angazhuar në universitete e institute të ndryshme në botë mund të na ndihmojë ta rrisim kualitetin”.

“Ata janë shumë aktiv në botë në shumë aspekte nga të cilët mund të marrim modele që mund t’i inkuadrojmë në sistemin tonë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme