UBT përuron qendrën më moderne të shkencës, teknologjisë e inovacionit “Smart City Center”

Lipjan | 24 Dhj 2021 | 15:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar Qendra më e madhe dhe më moderne e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, UBT Smart City Center, raporton Ekonomia Online.

Ky objekti i ka 28 mijë metra katrorë, me një arkitekturë të veçantë të bazuar në standarde të larta të ndërtimit, laboratorët, konviktin, bibliotekën, kuzhinën, inkubatorët, industritë e vogla, hapësirat për biznese të reja, qendrat kreative, si dhe hapësirat sportive, do të jetë vendi i gjeneratave të së ardhmes, ku dijen e tyre do ta rrisin edhe më shumë përbrenda kësaj qendre unike.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se 20 vjet më pas kur nisën punën hapësirat e këtij institucioni ishin shumë të vogla, përderisa pas shumë investimesh kanë arritur që krijojnë hapësira moderne për studentët.

Sipas tij, me gjithë këto investime kanë krijuar një institucion modern jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

“20 vjet më parë e nisëm punën si UBT në hapësirat tona të punës shumë të vogla. Pritjet, synimet dhe ambiciet edhe atëherë ishin shume të mëdha. Lufta sapo kishte përfunduar, infrastruktura universitare dhe shkollimi i lartë  kishte marrë një goditje të rëndë në të gjitha sferat”.

“Unë pash tek të rinjtë të hekurt për të ecur përpara krah moshatarëve te tyre perëndimor. 20 vite më vonë, në jemi në këtë objektin e ri, po e përmbushim objektivin tonë që ua dhamë studentëve, siç janë universitetet mbarë boten”.

“Për këtë kemi krijuar një institucion modern jo vetëm në Kosovë dhe rajon. Ne i kemi kuptuar rolin transformuar që e kanë universitetet në secilin shtet dhe ky ishte motivi kryesor për ta shndërruar Kosovën në shoqëri të dijës dhe të aftë”, tha Hajrizi.

Në kuadër të përkrahjes që i ka dhënë këtij institucioni arsimor, rektori Hajrizi ka ndarë një mirënjohje për komunën e Lipjanit.

Drejtoresha e Urbanizmit në këtë komunë, Emina Reçic, tha se UBT-ja është një ndër institucionet më kualitative në vend.

“Para 19 vitesh kisha fatin ta njoh për së afërmi Edmondin, ku ishim takuar për një projekt arsimor, ku në një bibliotekë të vogël, e kam parë vullnetin dhe mençurin e tij, e kam parë se do të arrijë. UBT-së i dëshiroj jetëgjatësi, te arrijnë më shumë sukses”, tha ajo

Arkitekti i këtij objekti, Skënder Kosumi, tha se objekti që është ndërtuar ka hapësirë sa gjitha objektet tjera që kanë pasur, raporton EO. “Jam angazhuar në punët fizike dhe teknike. Arkitektura është pasqyre e njeriut dhe domosdo duhet përgjegjësi ndaj së ardhmes. Qëllimi ka qenë një infrastrukture kompakte dhe një objekt shumq masiv, pra më shumë se gjitha i objektet tjera së bashku”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme