UBT shënon 20-vjetorin e themelimit, vlerësohen programet e avancuara e kushtet për studime

Lipjan | 27 Dhj 2021 | 15:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji UBT ka shënuar 20-vjetorin e themelimit në një ceremoni solemne ku ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi me këtë rast tha se nga një punë e nisur si ëndërr, vazhduan pandërprerë për të mirë e studentëve, mësimdhënësve e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, UBT-ja solli në Kosovë programe të reja të studimit dhe shumë shpejt u bë institucioni më i besueshëm i arsimit, duke u vlerësuar më  çmime e me dhjetëra projekte të realizuara.

“Në mësimdhënie UBT solli programe të reja. Ndaj shumë lehtë u bë institucioni më i mirë. Në këto 20 vjet u dha rëndësi hulumtimeve shkencore, inovacionin”.

“UBT u vlerësua me çmimet më të larta dhe zuri vende të para. Janë me dhjetar projekte të realizuara. Këtë vit e mbyllëm me sukses investime inovative”.

“Morëm edhe çmimin e parë për inovacion në botë. UBT-ja po vazhdon me strategji 2025-2030 që të jetë një institucion i madh edhe në botë”.

Safet Zejnullahu, profesor në UBT, tha se rruga prej 20 vjetësh nuk ishte e lehtë, por që kanë arritur që të bëjnë histori në sektorin e arsimit.

“Nuk duhet të mendoni se ishte e lehtë, por as ligjëratat nuk ishin të thjeshta. Në UBT janë të pajisur me 5G që po vijnë. Pas 50 vjetësh do të jetë historia e këtij institucioni më të përparuar”.

Rektor i Universitetit të Korçës, Dhimitri Bello, tha se me punë e pa ndalur UBT-ja ka arritur majat e suksesit duke u mundësuar studentëve infrastrukturë moderne, raporton EO.

“Universiteti juaj mbush 20 vjet. Unë uroj edhe përvjetor të tjerë që universiteti ka arritur në majat më të larta dhe me këtë infrastrukturë moderne”.

Krejt në fund rektori Hajrizi u ka ndarë mirënjohje shumë personaliteteve që ndihmuan UBT-në në rrugëtimin 20 vjeçar.

Lexo më shumë:

Të ngjashme