UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2022/23

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023, në të gjitha programet e studimit, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MASHT.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

Për regjistrimin në studimet Master, kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor:

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Inxhinieri e Mekatronikës
Shkenca Politike
Juridik
Dizajn i Integruar
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
Studime të Sigurisë
Shkenca të Sportit dhe Lëvizjes
Gjuhë Angleze
Sistemet e Informacionit
Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Media dhe Komunikim
Teknik Dentar
Psikologji
Administrim Biznesi
Art dhe Media Digjitale
Aktrim
Teknik i Radiologjisë
Infermieri
Farmaci
Stomatologji
Biokimi Mjekësore

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master:

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Inxhinieri e Mekatronikës
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Politika Publike dhe Menaxhim
Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë
Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
Media dhe Komunikim
Shëndet Publik dhe Menaxhim
Zhvillim dhe Urbanizëm
Dizajn i Integruar i Avancuar
Shkenca Politike
E Drejta Penale
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
E Drejta Civile dhe Pronës
Farmaci
Stomatologji
Shkenca Paramjekësore
Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik

Shënim: Ka programe të studimit të cilat nuk janë të vendosura në listën e lartcekur, e që janë në proces të akreditimit, për të cilat do të ju mbajmë të informuar.

Kampuset dhe qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

Prishtinë;
Lipjan;
Prizren;
Pejë;
Ferizaj;
Gjilan

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

Erasmus+, CEEPUS, PoSIG, etj.

Studimet e përbashkëta:

Warsaw University, Poloni;
Vienna University of Technology, Austri;
Parthenope University of Naples, Itali;
Danube University Krems, Austria;
CIFE, Nice , Francë;
Semmelweis University, Hungari;
University of Salzburg, Austri;
CEEPUS Program, Bulgari;
City University London, Angli;
Waterford Institute of Technology, Irlandë,

Gjuha e studimeve:

Gjuhë shqipe, gjuhë angleze, si dhe mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
Licenca falas për softuerë;
Internship në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
Praktika dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, ECDL, IPMA, etj;
Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar;
Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutem që të ndiqni linkun: https://www.ubt-uni.net/

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Të ngjashme