Vihet gurthemeli i çerdhes së re në Suharekë

Suharekë | 16 Sht 2020 | 12:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit  Blerim Kuci si dhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj kanë marr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Likaj me këtë rast ka thënë se zhvillimi i mësimi parafillor është prej pikave kyçe të ai udhëheq.

“Suhareka tash e ka lehtë sepse e ka një kryetar shumë të përkushtuar. Me këtë kemi bashkëpunim të shkëlqyer edhe kur është mbajtur mësimi në distancë”.

“Mësimi parafillor është prej pikave kyçe të ministrisë së Arsimit”.

Edhe ministri i Ambientit dhe Ekonomisë ka uruar të gjithë fëmijët për çerdhen e re.

Kuçi ka pasur një kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Kryetari i komunës Bali Muharremaj ka thënë se kjo është çerdhja e pestë në komunën e Suharekës.

“Vendosem për gurthemelin e një çerdhe në Suharekë, dhe kjo është çerdhja e pestë me ren”.

Të tre kanë marrë pjesë fillimisht në përurimin e dy shkollave në fshatin Dobërdelan dhe Leshan të kësaj komune.

Lexo më shumë:

Të ngjashme