Artistët paralajmërojnë Qeverinë: Do t’i drejtohemi Supremes për moslejimin e mbajtjes së dasmave

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 16:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artistët kanë mbajtur konferencë për medie, pas vendimit për moslejimin e grumbullimit të më shumë se 50 personave në një ambient.

Ata kanë paraljmëruar Qeverinë e Kosovës se do ti drejtohen Gjykatës Supreme për moslejimin e dasmave.

Xhevdet Hyseni Drejtor i Shoqatës në kofnerencën për medie shprehu shetësimin e tij sa i përket numrit të vogël të personave në dasma.

Ai tha se në dasma  do të mungojë edhe numri dasmorëve shkaku i mbylljes së kufijve.

Hyseni tha se ka  10 muaj qe presin per dasma.

“Ne kemi numër të  madh të  puntove që aktivizohen sezonin e verës.

Hyseni shtroi edhe një pyëtje duke thënë se Cka do të bëhet me 60  mije puntorë?.

Ai foli për takimin që kanë pasur më Këshillin Ekzekuriv të cilët ishin të irrituar nga vendimi i Qeverisë.

Hyseni kërkoi që puna e tyre të zhvillohet sipas manualit.

“Ne nuk dimë çka do të bëjmë sepse do të ketë  pasoja të ekonomisë dhe  punë jonë  do të fillojë si zakonisht pas një viti. “Ne nuk kemi zgjidhje përveq punës dhe nëse ka mundësi të na paguajnë ne jemi në rregull”.

Ndërsa këngëtari Afrim Muqiqi në emer të estradës tha se të gjithë puntorët e kanë pritur fillimin e dasmave. Muqiqi tha se nga të gjitha lajmet e këqija, një lajm i mirë është që  dasmat do të mbahen me atë numër që  ka kërkuar Qeveria.

Sipas tij ,duhe të ju lejohet edhe  këngëtarëve të mbajnë dasma sepse kafiteritë janë të mbudhura me njerëz.

Ai ka kërkuar standart të njejtë për të gjithë. Sipas Muqiqit është ofendim ndaj kësaj klase që po jetojnë në Kosovë.

Ai tha se kanë kerkuar takim me Kryemnistrin .Ai paralajmroi qeverinë se do ti drejtohen edhe GJyktës Supreme.

Do i mbajmë dasmat me 50 persona, mirpo do të mbesin shumë persona pa punë, tha ai, raporton EO.

Visar Demolli Hoteler tha s ei kanë mendua të gjitha masat.

“Nesër do ti shpalosim kërkësat tona, kemi poashtu edhe manualin”.


Të ngjashme