Artmotion nmbështet organizimin “Prishtina Feston”

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, përkatësisht me 1 Qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.

Aktivitetet nisin me programe artistike-edukative për fëmijët. Do organizohen lojëra të shumta shoqëruar me vallëzim, këndim, vrapim e lexim, prezencë të zhonglerëve dhe maskotave të ndryshme, ku do të përfshihen edhe shfaqje teatrale, krosi pranveror dhe koncerte të ndryshme për fëmijë.

Ky organizim është mbështetur gjithashtu edhe kompania Artmotion e cila mes tjerash përmes kanalit të preferuar për fëmijë, PrinceKids do të bëjë transmetim e këtyre ngjarjeve direkt nga sheshi në Prishtinë.

Të ngjashme