Arusha ngec në tela gjemborë në fshatin Kusar të Gjakovës, gjuetarët dalin për ta shpëtuar

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Një arushë ka ngecur në një rrethojë me tela gjemborë, përderisa po tentonte t’i kalonte ata, në fshatin Kusar të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Nysret Gjurkaj, tregoi për Klankosova.tv se gjuetarët kanë dalë në vendngjarje dhe po përpiqen ta lirojnë arushën.

Shpëtimi i arushës po përcillet edhe nga policia dhe qytetarët përreth, në mënyrë që të mos shkaktohet ndonjë dëm.

Të ngjashme