Arzana Krajën e gjeti burri i saj, flasin fqinjët

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç u bë e ditur trupi i pa jetë i gjetur sot në lagjen Kalabria në Prishtinë është i regjisores, Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo në banesë është gjetur nga bashkëshorti saj .

Tashmë trupin e pa jetë të të ndjerës e kanë marrë Policia e Kosovës ku është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Para hyrjes së banese ku ka jetuar e ndjera nuk ka asnjë shenjë të vendosur nga Policia.

Banorët përreth ndërtesës ndonëse nuk kanë dashur të deklarohen për arbresh.info, kanë treguar se nuk kanë parë asgjë përveç Policisë dhe Forenzikën kur kanë ardhur dhe e kanë marr një kufomë.

Ndërsa thonë se nuk kanë ndonjë informatë më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme