Asambleistet e Prishtinës organizojnë aktivitetin për dhurimin e gjakut

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 11:01 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e “Ditës së infermierisë”, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan një aksion vullnetar me moto “Dhuro gjak, shpëto jetë”.

Kimete Zeqa, asambleiste tha se është hera e katërt që organizojnë këtë  aktivitet e që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë karshi rëndësisë dhe nevojës për dhurimin e gjakut, raporton Ekonomia Online.

“Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për qytetarët, sidomos për punëtorët shëndetësorë se edhe në anën shëndetësore profesionale shërbimet i jep, por edhe dhurojnë gjak shpëtojnë jetë”, tha ajo.

Ajo më tej tha se nuk është aktiviteti vetëm i infermierisë, por bashkëngjiten edhe qytetarët, kalimtarët, zyrtarët e komunës.

“Jam e kënaqur që ky aktivitet është i suksesshëm, megjithëse kemi shumë aktivitete gjatë vitit por ky aktivitet është njëri ndër të gjitha aktivitetet më duket që është më i suksesshmi sepse jo vetëm se dhurohet gjak por edhe zbulohen disa sëmundje.”

Gjithashtu, me këtë rast u ndanë mirënjohje për kontribut jetësor 15 infermiereve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të moshave mbi 70 vjet.

Të ngjashme