Asambleistja e VV-së në Prishtinë: Mbi 100 mijë euro të pashpenzuara për trajtimin e qenëve endacak

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Leonora Shabani Bajraktari, ka kritikuar komunën e Prishtinës, lidhur me menaxhimin e situatës me qentë endacak.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komuna “për kategorinë ‘Ndërtimi i strehimoreve për qentë endacak dhe trajtimi i tyre” ka në buxhet  132,441.00 euro të pashpenzuara”.

Sipas saj, fëmijët po rrezikohen çdo ditë, ku vetëm për 10 ditë janë shënuar tri raste  dy me lëndime trupore dhe psikike.

Postimi i plotë i saj:

Komuna e Prishtinës, për kategorinë “Ndërtimi i strehimoreve për qentë endacak dhe trajtimi i tyre” ka në bugjet 132,441.00 euro të pashpenzuara.

Fëmijët rrezikohen cdo ditë nga  qentë endacak, tre raste për dhjetë ditë, dy me lëndime trupore dhe psiqike.

Të rriturit asgjë nuk po bëjnë për mirëqenien e fëmijëve në përgjithësi

Të ngjashme