Asfaltohet rruga në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet i investimeve kapitale të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ku në kuadër të projekteve të planifikuara për sivjet, në fshatin Cërrnushë është asfaltuar rruga në lagjet “Syla”, “Xhema”, “Hamiti”, “Haziri”, “Ismajli”, “Selmani”, dhe “Ahmeti”.

Për të përcjellur nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge ishte i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili është shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e kryerjes së punimeve në asfaltimin e kësaj rruge.

“Me asfaltimin e kësaj rruge në këto lagje, ne po ua lehtësojmë qarkullimin banorëve të këtyre lagjeve deri në rrugën kryesore të fshatit. Kompletimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale do të ndikoj tek banorët që të mos i braktisin fshatrat”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.

Rruga e asfaltuar në këtë fshat ka gjatësi prej 2400 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa ka kushtuar në vlerë prej 150 mijë euro. 

Të ngjashme