Asgjësohen 17 mijë lodra të konfiskuara nga Inspektorati i MTI-së

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 13:46 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lodra të ndryshme të konfiskuara nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë( MTI)  janë asgjësuar sot në Kishnicë të Graçanicës.

Ministri i MTI-së, Endrit Shala, tha se deri më tani janë asgjësuar 17 mijë lodra në njësi ndërsa edhe 17 importe të tjera janë ndaluar në doganë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Shalës për kryerjen e analizave jashtë vendit për produktet e dyshimta janë shpenzuar 22 mijë euro.

Shala premtoi lehtësira sa i përket procedurave për akreditim të Institutit të Shëndetit Publik, por edhe laboratorëve të tjera që veprojnë në Kosovë.

Kreu i MTI-së bëri po ashtu të ditur se janë duke punuar që të shtohet edhe numri i inspektorëve pasi sipas tij, numri i tyre është i vogël në krahasim me nevojat, raporton EO.

Mbështetje për procese të tilla dha edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Ai tha se do të përkrahin ministrinë e tregtisë edhe në të ardhmen në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e konsumatorëve.

 

Të ngjashme