ASK: 316 071 tonë mbeturina u grumbulluan në deponi

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 14:01 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2016.

Qëllimi kryesor për realizimin e AMT 2016 është: grumbullimi i të dhënave statistikore nga kompanitë, që merren me menaxhimin e mbeturinave të trajtuara; të sigurojë të dhëna statistikore të qëndrueshme; dhe të krijojë seri kohore.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Rezultatet nga AMT 2016 tregojnë se sasia e mbeturinave të pranuara për trajtim ka qenë 62 461 tonë, ndërsa sasia e mbeturinave të dala nga procesi i trajtimit ka qenë 55 830 tonë.

Sasia e mbeturinave të trajtuara në vend ka qenë 60 998 tonë. Kurse, sasia e mbeturinave të eksportuara nga kompanitë që merren me riciklim ka qenë 10 871 tonë.

Ndërkaq, sasia e mbeturinave të grumbulluara në deponi ka qenë 316 071 tonë.

Materiali më i riciklueshëm në vitin 2016 ka qenë metali me 67%, pastaj plastika me 16%, letra me 9%, të tjera 8%.

Ndërsa, materiali me eksportin më të lartë për vitin 2016 ka qenë letra me 6 128 tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme