ASK-ja e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë, kërkon angazhim ndërinstitucional

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për të njoftuar rreth përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021, raporton EkonomiaOnline.

Qëllimi i kësaj konference ishte njohja me procesin e Regjistrimit të Popullsisë përfshirë sfidat dhe rezultatet që priten nga ky proces.

Isa Krasniqi, kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, foli për Rolin thelbësor të Regjistrimit të Popullsisë 2021 për Republikën e Kosovës në integrimet euroatlantike.

“ASK-ja sipas statistikave në bazë të përgjegjësisë ka bërë përgatitjet sa më mirë. Për regjistrim kemi filluar para dy viteve përgatitjet e para. Jemi në proces dhe hapat janë sipas planifikimeve në momentin e fundit dhe sfidat që na paraqiten do t’i zgjedhim së bashku. Regjistrimi është përgjegjësi e ASK por kërkon angazhim edhe të institucioneve tjera dhe rëndësia e të pasurit të dhëna të rëndësishme është kruciale konsiderojmë qe edhe angazhimet e institucionet tjera është i madh. Jemi në fund të procesit të koncept-dokumentit që duhet të aprovohet nga Qeveria,  është pothuajse i finalizuar por pret miratimin e Qeverisë dhe pastaj Kuvendit”, tha ai.

Ai bëri thirrje që sa më shpejtë të themelohen institucionet e reja dhe të merren me miratimin e koncept-dokumentit dhe draft ligjit për Regjistrimin e Popullësisë.

“E rëndësishme të kemi institucionet e reja, qeverinë në funksion qe duhet të merret me miratim e koncept-dokumentit dhe draft ligjit, Kuvendin të aprovojë ligjin. Kemi vonesa në këtë aspekt. Në bazë të rezultateve do të jenë te dhëna të rëndësishme për vendin tonë. Rëndësia e këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm në kuptimin e zhvillimit të politikave në këtë drejtim, sepse jemi në regjistrim pas 10 vjetëve. Pasi i fundit ishte në  2011. Këto do të jenë të rëndësishme në politikbërje, ministri, aspekte sociale”, theksoi Krasniqi.

Avni Kastrati, drejtor i Statistikave Sociale/ Menaxher i Regjistrimit të Popullsisë 2021, tha se Regjistrimi do të jetë shumë i rëndësishëm, një projekt multidimensional, numërues i vetëm për shumë indikatorë.

“Në aspektin e regjistrimit është edhe interes regjional, bëjmë projekte edhe për vendin dhe regjionin.  Në statistika Kosova është me të drejta të plota dhe në Eurostat. Rezultatet poashtu do t’i përcjellin disa standarde dhe do të jenë dy raporte të rëndësishme. Raporti për vlerësimin e mbulimit dhe kualiteti i të dhënave. Jemi në fazën qe deri me tani ASK ka pasur kapacitete por kemi nevoje për mbështetje nga institucionet, organizatat. janë punuar dy grupe punuese, 16 takime gupe punuese 5 debate televizive”, tha ai.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare, duhet te realizohet së paku çdo 10 vjet. Bazuar në këtë sipas ASK-së, edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij rundi të regjistrimeve.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë është planifikuar të mbahet në muajin prill të vitit 2021 në të njëjtën periudhe me regjistrimet që do te realizohen në vendet e tjera të Evropës dhe Botës.

Të dhënat e këtij Regjistrimi do te jenë një instrument i rëndësishëm për zhvillimin dhe rishkrimin e politikave socio-ekonomike, politikat e krijimit të vendeve të punës, zhvillimin e infrastrukturës për investime, si dhe shërbime të tjera për vendin.

Të ngjashme