Asnjë aktivitet në Kosovë për Ditën e Anglishtes

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 11:40 | Nga

Gjuha angleze është një ndër gjuhët më të përdorura po ashtu dhe njihet si gjuhë zyrtare.

Por ndonëse 23 prilli i takon Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze, në vend nuk është organizuar asnjë aktivitet për të shënuar këtë ditë.

Kjo gjuhë e cila ndryshe njihet si gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë, ka përmasa botërore ku falë saj shumë njerëz arrijnë të komunikojnë me njëri tjetrin me persona me kulturë nga vendet e ndryshme.

Ndryshe kohë më parë në Shqipëri, në kuadër të kësaj dite, përfaqësues të shoqatave të mësimit të gjuhës angleze deklaruan se kjo gjuhë është një pasuri e madhe.

Sipas përfaqësueses së PNUDI-së në Shqipëri, Zineb Touimi , anglishtja është gjuhë të cilën tashmë rëndësinë e saj e kanë kuptuar edhe të rinjt shqiptarë pasi kanë shfaqur interes mjaft të madh për të praktikuar të folurit anglisht.

Anglishtja cilësohet si një ndër 10 gjuhët më të folura në botë prandaj unioni anglishtfoles, SIDI Education mbështet mësuesit e gjuhes angleze permes trajnimeve botimeve dhe mësimit të ilustruar përmes teknologjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme