Asnjë i vdekur, 46 të shëruar dhe 33 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot kanë rezultuar 33 persona pozitivë me COVID19.

Zemaj bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, tha ai.

Të ngjashme