Asnjë pacientë me Covid në spitalin e Mitrovicës, Gjilanit e Vushtrrisë

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19. Pacientë me Covid-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Të ngjashme