“Asnjë prej betejave që i kam bërë nuk i kisha arritur pa ty”, fjalët e Uran Ismailit që bën gruan e tij të qajë

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Ismaili në fjalimin e tij, tha disa fjalë prekëse për gruan e tij, Arizonën, e që kjo e fundit u prek shumë derisa qau.

“Duke e falënderuar një njeri të veçantë, njeriun e jetës sime, gruan time Arizonën. Gjatë 15 viteve nuk ke qenë vetëm gruaja ime, nëna e fëmijëve tonë por edhe shoqja ime më e mirë. Rrugëtimi im në shërbim të publikut nuk ka qenë barrë e lehtë, as nuk ka qenë një sakrificë që jemi marrë vesh në fillim. Është diçka që e ke mbajt në supet e tua. Asnjë prej betejave që i kam bërë nuk kisha mujt me bo pa ty”, tha Ismaili, derisa Arizonës i dolën lotët.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor 2021.

Të ngjashme